2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Veseli jep dorëheqje nga të gjitha funksionet politike

Rekomandime

Liderit të Partisë Demokratikë të Kosovës, Kadri Veselit sot i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një komunikate për media, Veseli ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të gjykohet atje.

- Advertisement -

Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqendrimin tim të plotë dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjitha aktivitetet publike e politike, për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat”, thuhet në njoftim.

Tutje, ai ka kërkuar që deri në fund të këtij procesi, ky qëndrim i tij të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angazhuar në media apo në jetën publike dhe politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit