2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Veseli ju thotë qytetarëve: Miell ka boll, s’keni nevojë të merakoseni

Rekomandime

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot fabrikën e miellit Vali në Sllatinë të Fushë Kosovës.

- Advertisement -

Veseli thotë se qytetarët nuk kanë pse të merakosen për sa i përket furnizimit me miell sepse prodhimi dhe rezervat janë më së të bollshme, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Vizitova fabrikën e miellit Vali në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku falenderova pronarët dhe punëtorët për punën e palodhshme që janë duke bërë në shërbim të fluksit të madh të kërkesës me të cilën po përballen këto ditë. Ata janë heronj të vërtetë, sepse fal përkushtimit të tyre sot ka mjaftueshëm miell për të përmbushur të gjitha nevojat e qytetarëve tanë.

- Advertisement -

I sigurova, se Partia Demokratike e Kosovës do të shtyj përpara një paketë emergjente ekonomike që do iu vij në ndihmë atyre por dhe të gjitha bizneseve private që janë prekur nga kriza e kësaj situate emergjente. Po ashtu iu them të gjithë qytetarëve, që nuk ka asnjë arsye për t’u merakosur për sa i përket furnizimit me miell sepse prodhimi dhe rezervat janë më së të bollshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit