8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Veseli: Shqiptarët në veri po ndihen të braktisur nga Qeveria Kurti

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot banorët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Ai thotë se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, dhe se shqiptarët atje ndihen të braktisur nga Qeveria Kurti.

“Sot shkova në veri të Republikës së Kosovës, për t’i takuar qytetarët shqiptarë që banojnë atje, të cilët po ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga Qeveria Kurti.

Zhvillimet e fundit janë alarmante, pas hyrjes së një numri të madh të zyrtarëve të dërguar nga Beogradi, si dhe heshtjes së Qeverisë përkundrejt vendosjes së orës policore të Serbisë në katër komunat kosovare të veriut dhe karantinimit të dy prej tyre. Megjithatë, kërkova prej banorëve të atjeshëm që të bëjnë durim e ta ruajnë qetësinë, sepse Serbia s’ka për t’u kthyer më kurrë në Kosovë. I sigurova se ashtu sikurse bashkarisht kemi kaluar kohë më të vështira, prapë së bashku do ia dalim ta kalojmë këtë pandemi dhe ta ruajmë të pacënuar sovranitetin e Kosovës”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit