-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Veshi uniformën e UÇK- së kur ishte 14 vjeçare, ish-ushtarja: Liria nuk është e plotë pa bashkëshortin që po akuzohet në Hagë

Rekomandime

Shqipe Mehmeti-Selimi kishte lënë Gjermaninë dhe si 14 vjeçe kishte ardhur në Kosovë dhe kishte kapur armën për të mbrojtur atdheun.

Për të dhe familjen e saj, ishte e rëndësishme që të bëhen pjesë e UÇK-së, meqë me këtë frymë ishte rritur që nga fëmijëria.

- Advertisement -

Bashkë me babanë Fatmir Mehmeti, ajo kaloi për të Iuftuar në Zonën e Karadakut, ku herë pas here edhe përkthente, deri në mbarimin e Iuftës, që këtë të diel mbushi 23 vjet.

Emocionet ishin të forta kur u ribashkuan më 12 qershor 1999, me pjesën tjetër të familjes, 6 muaj pasi nuk dinin gjë për fatin e tyre.

Por liria që sot gëzon Kosova, për ish-ushtaren nuk është e plotë pa bashkudhëtarin e jetës së saj, një nga themeluesit e ushtrisë, Rexhep Selimi, që bashkë me shokë po gjykohen në Hagë. Për ish-pjesëtaren e TMK-së kjo është e padrejtë.

- Advertisement -

Tash e 12 vjet, Mehmeti-Selimi, është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, që këtë 12 qershor mbushi 17 vjet nga themelimi. Si deputete e saj, vlerëson se partia është në rrugën e duhur për udhëheqjen e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit