1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vetëm edhe pak ditë mund t’i tërheqni paratë e trustit

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri, ka treguar se kur qytetarët mund t’i tërheqin kursimet e tyre nga Trusti.Tahiri tha se mjetet nuk do të mund të tërhiqen deri pas tri javësh.

- Advertisement -

“Nuk mund të jap datë sepse do të kishte qenë e padrejtë. Ligji është në komision parlamentar dhe besoj që deri në fund të kësaj jave shkon në lexim të parë dhe pastaj me procedurë të shpejtë në lexim të dytë që nënkupton që s’ka shans që brenda 10 ditëve të kalojë në Kuvend.

Pastaj duhen disa ditë që Ligji të hyjë në fuqi, pra dy javë dhe pastaj është procedura e aplikimit, që nënkupton para tri jave, me qenë real dhe i sinqertë, nuk do të mundë të ndodhë”.

Numri dy i qeverisë ka treguar edhe si mund të tërhiqen ato mjete.“Edhe pse Ligji ende nuk ka kaluar, më gëzoj fakti që Trusti ka përgatitur një platformë online, e që do të jetë gati për 2 javë. Procedura e aplikimit është e thjeshtë duhet numëri personal dhe numri i xhirollogarisë”.

- Advertisement -

Njoftim i plotë:

Sot, vizitova Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST) dhe drejtorin z. Adrian Zalli për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike dhe pagesën e 10%.Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike pritet që t’i kalojë procedurat parlamentare në mënyrë të përshpejtuar në mënyrë që pas 3 javësh të mund të fillojë aplikimi për tërheqjen e 10%.

- Advertisement -

Ky Ligj do të jetë stimulim për ekonominë e Kosovës dhe do të kontribuojë në zbutjen e gjendjës në të cilën po kalojmë qytetarët e vendit. Trusti Pensional që përfshinë 630,349 kontribues direkt të cilët janë pjesë e kësaj skeme, e të cilët do të tërheqin mjete që kapin vlerën deri në 200.000.000€.Edhe pse Ligji ende nuk ka kaluar, më gëzoj fakti që Trusti ka përgatitur një platformë online, e që do të jetë gati për 2 javë. Procedura e aplikimit është e thjeshtë duhet numëri personal dhe numri i xhirollogarisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit