4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Veteran i UÇK’së e ish’polic i Njësisë Speciale: Jam në karrocë i paralizuar, e po t’më gjejnë ilaç në Serbi, nuk pranoj

Rekomandime

Serbia i ka dhënë donacion Kosovës, 1000 teste për coronavirus, dhe pranimi i tyre nga ana e Kosovës ka nxitur reagime të shumta. Një veteran i UÇK’së, dhe ish’polic i Kosovës, që tani vazhdon jetën në karrocë, ka shprehur mllef për veprimin e shtetit të Kosovës, i cili ka pranuar donancionin me teste nga Serbia.

- Advertisement -

Mazllum Bajraktari nga Rahoveci, ish’pjesëtar i UÇK’së, e pas luftës edhe pjesëtar i policisë së Kosovës, njësiti elit i saj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar kundër asaj se sa me lehtësi shteti i Kosovës ka pranuar donacionin me teste nga Serbia.

Ai ka thënë se edhe po të arrinte të gjente shërim në Serbi, këtë do ta refuzonte.

“Nkarroc i paralizum jam veq me mthan ka ilaq ne Serbi kurr kurr nuk kisha pranu!”, ka shkruar Bajraktari.

- Advertisement -


Ndryshe, Kosova dje ka pranuar 1000 teste për coronavirus nga Serbia, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë e ka arsyetuar me bashkëpunimin rajonal për tejkalimin e pandemisë globale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit