-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë financiare: Na nevojiten 130 mijë euro për shërimin e djalit 2-vjeçar

Rekomandime

Një qytetar nga Ferizaj i cili jeton në Landshut të Gjermanisë, Agon Asllani, ka njoftuar se kushëriri i tij, Muharrem Asllani, i cili është veteran i UÇK-së, ka nevojë për ndihmë financiare.

- Advertisement -

Kjo pasi siç shkroi ai në Facebook, djali i tij dy-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë kërkuar 130 mijë euro për shërimin e tij në Turqi.

Ai i luti qytetarët që sadopak të ndihmojnë në këtë rast, pasi siç theksoi, djali i kushëririt të tij erdhi në jetë pas disa vite martesë.

Ndër të tjera, Asallani ka publikuar një numër të telefonit dhe dy xhirollogaritë bankare, njëra për Kosovë dhe tjetra jashtë saj.

- Advertisement -

“Ju kisha lutë kush ka mundësi sadopak me i ndihmu në Konton më poshtë. Lutem që ky Djalosh të shërohet sa më shpejt dhe ti kthehet Prindëve të tyre që e priten kaq gjatë. Ju faleminderit të gjithve nga Familja Asllani”, shkroi ai në Facebook.

“Për çdo pyetje kontaktoni Prindin direkt: Muharrem Asllani +38343577466 Gjyltene Sabri Asllani Konto për Kosovë: 1940008033021148 Konto për nga jashtë: Xk051940008033021148>”, shtoi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit