6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vetëvendosje dhe AAK “diçka po ziejnë”, Haskuka e Muharremaj drekojnë bashkë

Rekomandime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hapur e ka shprehur qëndrimin “pro” një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Është një nga njerëzit më të “fortë” në AAK, Daut Haradinaj që ditë më parë është deklaruar për një bashkëqeverisje të mundshme me partinë e Albin Kurti.

Dhe siç duket në prag të zgjedhjeve këto dy parti kanë nisur të ‘ziejnë’ diç me njëra-tjetrën.

Këtë e dëshmon më së miri dalja në drekë e dy figurave të këtyre partive, Mytaher Haskukës nga VV që është kryetar i Prizrenit dhe Bali Muharremajt nga AAK që është kryetar i Suahrekës, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Është Mytaher Haskuka i VV-së që njihet edhe si njeri i afër i Kurtit që e ka ftuar për drekë Muharremajn e AAK-së. Këtë e ka konfirmuar ky i fundit përmes një foto në Facebook, ku ka treguar se Haskuka i ka bërë ftesën për drekë.

“Dreka me ka shije te veçantë në Prizren. Faleminderit Mytaher Haskuka”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

- Advertisement -

Kujtojmë se Ramush Haradinaj kishte bërë akuza të mëdha ndaj Albin Kurtit sa ky i fundit ishte kryeministër për 50 ditë, por diskursi i kreut të AAK-së është zbutur kohëve të fundit, çka jep jo pak sinjale se një bashkëqeverisje mes këtyre dy partive është e mundshme pas zgjedhjeve të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit