4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vetëvendosje i përgjigjet Thaçit: I keni bërë hesapet keq, Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk ka

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje përmes një letre drejtuar Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij.$

Kjo letër nga Lëvizja Vetëvendosje po shihet si koordinim i presidentit me LDK-në dhe partitë e opozitës për largimin me çdo kusht të kryeministrit Kurti.

- Advertisement -

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë.

“Sot, përballë Qeverisë në detyrë që është përkushtuar për të qenë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të pazakonshme për gjithë njerëzimin, kemi të njejtët ish PLAN,LDK dhe Presidentin që shofin për një kapje të re, për përmbysje të vullnetit të qytetarëve duke tentuar të krijojnë qeveri jolegjitime. Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Në një paraqitje televizive, para dy nate Baton Haxhiu paska theksuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re. “Javën tjetër presidenti do t’ia jap partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë. Vetëvendosje dhe PDK do të mbesin në opozitë”, ka deklaruar Haxhiu.

Dje në mledhje të Kryesisë, shefi i GP të LDK-së, në vazhdimësi insistonte se duhet të ketë Qeveri të re. Kërkesës së Qeverisë në detyrë për të proceduar masat mbrojtëse për muajt në vijim, me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, iu përgjigj me bashkërendim të veprimeve me PDK-në duke bërë obstruksione ndaj Qeverisë në detyrë.

- Advertisement -

Ndërkohë dje edhe Presidenti Thaçi ka vazhduar me letrën e dytë për LV! përkundër se Kryeministri dhe Qeveria në detyrë janë maksimalisht të përkushtuar në menxhimin e situatës me pandeminë e virusit Covid-19.

Përballë një Qeverie që me nivelin më të lartë të përgjegjësisë filluan luftimin e krimit, korrupsionit dhe çkapjen e institucioneve, kishim një kordinim të LDK-së, partive të PLAN-it, dhe Presidentit për të rrëzuar këtë qeveri.

Sot, përballë Qeverisë në detyrë që është përkushtuar për të qenë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të pazakonshme për gjithë njerëzimin, kemi të njejtët ish PLAN,LDK dhe Presidentin që shofin për një kapje të re, për përmbysje të vullnetit të qytetarëve duke tentuar të krijojnë qeveri jolegjitime.

Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë.

Ashtu si dhe pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato do të ndodhin, nuk do të ketë fitues nga këta që janë kaq të papërgjegjshëm e jonjerëzor edhe në këto ditë pandemie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit