1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vetëvendosje i reagon Trump-it

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media i ka reaguar deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

- Advertisement -

Përmes kësaj komunikate, Vetëvendosje thotë se besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm , i cili e injoron rolin e Millosheviqit në luftë.

“Po ashtu, ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua “prej qytetarëve”, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese”, thuhet në reagim.

Tutje, Vetëvendosje ka sygjeruar diplomatëve e këshilltarëve të presidentit amerikan, që të lexojnë librin e historianit Noel Malcolm ‘Kosova – Një histori e shkurtër’, libër i cili sipas VV-së, tash e dy dekada është bërë lektyrë për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë.

- Advertisement -

“Nëse lufta në Kosovë do të kishte qenë e karakterit etnik, pra dallimi etnik na paska shkaktuar konfliktin, atëherë kurrë nuk do të intervenonte NATO dhe Milosheviqi nuk do të mund të konsiderohej përgjegjës prej vetë ShBA-ve, NATO-s, OKB-së, e vendeve kryesore demokratike të botës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit