2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vetëvendosje kërkon nga Gjykata Kushtetuese të mos e pranoj kërkesën e Thaçit për pezullimin e vendimit për lëvizje të kufizuar

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje sot i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të deklarojë të papranueshme si dhe të refuzoj kërkesën për masën e përkohshme, për të cilën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë dhe pezullimin për lëvizjen e kufizuar të qytetarëve.

- Advertisement -

IndeksOnline ka siguruar dokumentin ku LVV I ka parashtuar Gjykatës Kushtetuese komente për këtë lëndë.Në komentet e shkruara, nga shefi i grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi , ndër to, thuhet se Qeveria me nxjerrjen e Vendimit ka vepruar në tërësi në pajtueshmëri me nenin 15.

Kufizimi I lirive dhe të drejtave themelore është bërë në qëllim të parandalimit të kanosjes së një rreziku serioz apo emergjencës që rrezikon shëndetin publik.

Në komentin e 10, LVV ka theksuar se GjEDNj e definon “emergjencën publike” si një situatë të krizës apo emergjencës e cila afekton të gjithë popullatën dhe përbën kërcënim ndaj jetës së organizuar të komunitetit.

- Advertisement -

“GjEDNj nuk nënkupton që kriza të jetë e përkohshme, por lejon që masat e ndërmarra të mbeten në fuqi edhe për periudha më të gjata”.Tutje , në komente thuhet se “Presidenti në kërkesën e tij për caktimin e masës së përkohshme, të cilën e bazon mbi thëniet që: “ Zbatimi I Vendimit të Qeverisë do të shkaktojë dëme të pariparueshme dhe ndikim të drejtpërdrejtë në shkaktimin e pasojave juridike ligjore, financiare, ekonomike etj.nga pamundësia e ushtrimit të të drejtave themelore të njeriut, nuk tregon exempli cause ku një gjë e tillë do gjente vend dhe cilat do ishin ato dëme të pariparueshme që do shkaktoheshin me zbatimin e Vendimit të Qeverisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit