1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vetëvendosje: Nuk ulemi në një tavolinë me Thaçin që punon pro ndarjes së Kosovës

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate të lëshuar në rrjetin social në Facebook, ka bërë me dije se nuk ulen në një tavolinë me presidentin Thaçi që punon pro ndarjes së Kosovës.

- Advertisement -

Partia e Albin Kurtit, ka bërë të qartë se nuk mund të marrin pjesë në një tryezë ku është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, person i cili sipas tyre po punon kundër interesave të vendit dhe pro shkëmbimit të territoreve.

Tutje, kjo parti konsideron se veprimi i qeverisë pa platformë, apo me platformë që i mbahet fshehur Kuvendit, jo vetëm që e fyen demokracinë dhe ne si subjekt më i madh parlamentar, por e dëmton interesin kombëtar.

Sipas VV-së, njohja e Kosovës nuk është diçka që ne mund ta blejmë, atë mund ta fitojmë duke ndërtuar e forcuar shtetin, ekonominë dhe demokracinë.

- Advertisement -

Ja komunikata e plotë:

“Takimi mes udhëheqësve të institucioneve dhe kryetarëve të partive parlamentare do të kishte kuptim nëse qeveria do të kishte përgatitur një platformë me kërkesa ndaj Serbisë, të cilën do të duhet ta paraqiste në Kuvend për të kërkuar miratimin e 2/3 të deputetëve. Veprimi i qeverisë pa platformë, apo me platformë që i mbahet fshehur Kuvendit, jo vetëm që e fyen demokracinë dhe ne si subjekt më i madh parlamentar, por e dëmton interesin kombëtar. Përveç kësaj, si mund të marrim pjesë në një takim të përbashkët me një figurë si presidenti i Kosovës, i cili vetë mbështet një plan krejt tjetër, për ta paguar Serbinë me copëtim të Kosovës nën petkun e shkëmbimit territorial? Ne nuk mendojmë se Kosova i ka borxh Serbisë diçka, dhe nuk dëshirojmë që përmes pjesëmarrjes në takime të zbusim sado pak mungesën e legjitimitetit të atyre që kanë delegjitimuar vetveten. Njohja e Kosovës nuk është diçka që ne mund ta blejmë, atë mund ta fitojmë duke ndërtuar e forcuar shtetin, ekonominë dhe demokracinë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit