-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vetëvendosje u përgjigjet akuzave të PDK-së e AAK-së për veriun

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për akuzat e fundit në drejtim të Qeverisë lidhur me vendimin e Serbisë sipas të cilit dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi.

Bajqinovci, në një shkrim të gjatë në Facebook, ka renditur keqpërdorimet nga partitë politike që deri dje kanë udhëhequr me vendin, e të cilët sipas tij tani po e akuzojnë padrejtësisht Albin Kurtin se nuk e paska problem dhunimin e sovranitetit nga Serbia.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Ja hoqën Kosovës Republikën, e ja vunë fusnotën. Ja dhanë krejtë përgjegjësitë defakto në gjyqësi e në polici, Veriut të Kosovës, e ja pranuan rojat e urës nëpër pozita të shërbimit civil për t’ja zhvatur Kosovës buxhetin, pa bërë asnjë punë.

Nënshkruan marrëveshje që cenonin rendin zyrtar, kushtetues e simbolik të vendit ndërkohë që as pjesën e përgjegjësisë së Serbisë në këto marrëveshje, nuk e zbatuan duke e vënë Kosovën në një nënshtrim total e real ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Pjesë dhe pasuri të tëra të territorit të Republikës së Kosovës, ja quajtën “dhurata të Rankoviçit”. Hapën debate mbi nevojën e rishikimit të Kosovës kushtetuese të vitit 2008 duke bërë që diplomacia serbe ta prezantojë gjerësisht nëpër botë këtë si rihapje e procesit për statusin e Kosovës dhe për pasojë, kërkesë për çnjohje të Kosovës.

E kapën sistemin e drejtësisë, e kontrolluan, e zhytën në jo profesionalizëm e korrupsion deri në atë masë sa asnjë autoritet e organizatë ndërkombëtare të mos ketë as besimin minimal në këtë sistem dhe kështu, u krijuan kushte e rrethana që të krijohet gjykatë speciale që do të kishte për mandat themelor të saj,hetimin, gjykimin dhe eventualisht dënimin e krimeve vetëm për palën shqiptare të Kosovës, e dihet botërisht se ne ishim viktima dhe pala tjetër agresori.

- Advertisement -

Askush nuk do të kërkonte krijimin e gjykatës speciale nëse Kosova mos ta kishte bërë skllotë procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të sistemit të drejtësisë, veçanërisht pas periudhës së pavarësisë kur këta kanë qeverisur, e dimë të gjithë se qysh. Sistemi i pavarur, profesional e i besueshëm i drejtësisë vendore, do të hetonte e gjykonte çdo proces e pretendim nga Serbia për çfarëdo natyre të krimeve.

Ja kanë sjellë gjithë këto dështime e dëme Kosovës, nga viti 2008 e tutje. Ja kanë bërë gjithë këto shërbime Serbisë gjithë këto vite. E sot, kur kemi një verdikt mëse të qartë popullor për një kryeministër që ka dije e vullnet, përkushtim e guxim për t’i reviduar këto dëme ndaj vendit, e nxjerrin një ish ministër të dështuar, i cili e paska harruar se klani i tij klani pronto ka kontrolluar gjithçka duke filluar nga konkurset, privatizimi, kush do të vihej në ato përfitime, e kush jo për të nxjerrë nga goja fjali koti se si “Albin Kurti nuk e paska problem dhunimin e sovranitetit nga Serbia”.

Këta që e udhëheqen Kosovën këto 20 vite e futën vendin tonë në listën e shteteve më të korruptuara dhe kriminale.

E dinë gjithë Kosova e miqtë ndërkombëtar se kush ka lejuar e mundësuar dhunim sovraniteti e territori, diskriminim të të gjitha formave e dëme të pafundme nga Serbia. E dinë edhe se kush e ka vjedhur Kosovën gjithë këto vite. Cdo gjë dihet. Kot e keni, s’ju beson askush!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit