1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vetura e Policisë goditet në Zubin Potok gjatë ndjekjes së një kamioni që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia

Rekomandime

Njësitë policore të Kosovës në Zubin Potok janë penguar dje nga disa qytetarë gjersa ishin në ndjekje të një kamioni që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person me veturën e tij ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.

Për këtë incident nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar teksa rasti vazhdon të hetohet.

“Zubin Potok (NN) 10.12.2020-17:26. Është raportuar se disa qytetar i kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin në ndjekje të një kamioni i cili dyshohet kishte kaluar kufirin ilegalisht Serbi- Kosovë ndërsa një person tjetër i dyshuar i panjohur me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtar e të PK-së. Nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe as të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit