Një ak.sident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Express se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Sot rreth orës 20:30, në Veterrnik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Bazuar në të dhënat e deritanishme një person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rasrin po merret njësiti trafikut”, ka thënë Ahmeti.