1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vetura luksoze e ish-spiunit të BIA-së, deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, ka vlerën mbi 30 mijë euro

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branislav Nikoliҫ ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerën 100 mijë euro, poashtu edhe ndërtesa, pikë karburanti, tokë (25 hektarë) në vlerën 158 mijë euro.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se posedon edhe një veturë luksoze që kap vlerën 31,900 euro.

Deputeti serb ka deklaruar se mban të kursyera mbi 77,800 euro në Shtërpcë dhe rreth 8 mijë euro në Beograd.

Mbi 35 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore, nga paga në Kuvendin e Kosovës, përqindja e trustit dhe kompensime.

- Advertisement -

Ndërkaq të hyrat e bashkëshortes që punon në Komunën e Shtërpcës, janë mbi 6 mijë euro dhe përqindja nga trusti mbi 800 euro.

Branislav Nikoliҫ
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit