Çeçenët po vazhdojnë Iuftën e tyre në mbrojtje të Rusisë dhe kundër Ukrainës.
Lideri i ushtrisë çeçene, Adam Delimkhanov, përmes një deklarate ka bërë të ditur se kanë zënë peng një ushtar ukrainas.
Ai ka thënë se ushtarin në fjalë e kanë detyruar t’i tregojë planet e Rusisë.
“Ky instruktor tankesh i quajtur Aleksandër ishte më me fat nga të gjithë – ai është gjallë dhe mirë. Ai tregoi shumë informacione të dobishme për lëvizjet e Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke lehtësuar punën e luftëtarëve ruse”, potencoi ai.