Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga Iuftimet në Rusi. Më konkretisht ata tregojnë njësinë çeçene, teksa qëllojnë me armë ndaj armiqve ukrainas. Në videon e publikuar, shihet se si dy ushtarë qëllojnë me breshëri pIumbash, ndërkohë që të tjerët, mundohen të mbrohen.
Media në fjalë, e cila ka publikuar lajmin, thotë se kjo është pjesë e një propagande, pasi sipas saj, realisht, ushtarët nuk po godasin asnjë objektiv. Vlen të përmendet se një njësi prej mijëra çeçenësh ndodhen në Ukrainë që në nisje të Iuftës.
Lideri i tyre, Ramazan Kadyrov gjithashtu ndodhet në Ukrainë dhe po ndjek nga afër luftimet. Ai ka thënë se dëshiron të gjendet pranë ushtarëve të tij në këtë betejë, të cilën e quan tepër të veçantë.
#Kadyrovites continue to show #TikTok how they fight against invisible enemies. pic.twitter.com/fURR5tA01d
— NEXTA (@nexta_tv) April 17, 2022