Pamje të reja tregojnë shkallën e shkatërrimit në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, i cili ka qënë që prej 24 Shkurtit një nga qytetet që është sulmuar mësëshumti nga forcat ruse.
Sipas Sky News, pamjet vijnë pasi një kolonë autobusësh u dërgua sot në rajon për të evakuuar civilët e bllokuar.
The scale of destruction in #Mariupol visible in this drone footage is shocking. #SaveMariupol #StopRussia pic.twitter.com/t4cHeRWjRi
— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) March 31, 2022
Zona ka qenë një objektiv kyç për forcat e Kremlinit dhe ka qenë nën një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Është një zonë kyçe për Rusinë, sepse kapja e qytetit port do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara separatiste pro-ruse të Luhanskut dhe Donetsk.