Shtetasit afganë të vendosur në Qytet Studenti, të cilët mëngjesin e sotëm i janë drejtuar mensës për t’u ushqyer.
Fax News siguron pamje nga Qyteti Studenti si dhe itinerarin e 154 afganëve që mbërritën në Shqipëri mbrëmjen e djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm.
Duke raportuar nga Qytet Studenti, gazetari tha se forcat e policisë kanë marrë në ruajtje godinat 11 dhe 12 ku po strehohen afganët. Një mensë është ngritur në ambientët afër këtyre godinave ku shtetasit afganë mund të ushqehen.
“Siç e shihni dhe nga pamjet disa nga shtetasit afganë po i drejtohen mensës së ngritur në Qytet Studentit. Vetë Rama doli mëngjesin e sotëm për të pritur afganët në Rinas. Operacioni për evakuimin e tyre është shumë i ndërlikuar. Operacionet e nxjerrjes së qytetarëve afganë nga aeroporti ka qenë tepër i vështirë. Janë autorizuar që të mos kenë dalje publike. Gjithçka deri më tani ka shkuar sipas parapërgaditjeve të bëra. Një ambient është ngritur për konsumimin e vakteve që do shërbeje si mensë, ku shtetasit nga Afganistani mund të shkojnë të ushqehen dhe të rikthehen në godfinë. Godina 11 dhe 12, ruhen nga forcat e policisë që prej orëve të para të mbrëmjes së kaluar”, tha gazetari Gjinaj.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri më tani 275 shtetas afganë në total. Kontigjenti i parë prej 121 personash mbërriti në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe u strehuan në Durrës, ndërsa të tjerët, 154 persona kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës dhe janë vendosur në Qytet Studenti.