Ferit Keta është shpallur kampion bote në kikboks.
Në kalanë e Bashtovës, Rrogozhinë u zhvillua dueli ku sportisti shqiptar përballë kishte holandezin Guillermo Blokland.
Ferit Keta zhvilloi një përballje të mirë, duke e mbyllur sfidën që në raundin e 3 me 5 raunde që kishte sfida.
Keta e dominoi kundërshtarin, madje në dy raundet e para ia doli të të hidhte në tapet kundërshtarin, por holandezi rezistoi sa mundi, deri sa në të tretën u detyrua të dorëzohej pas goditjes fataIe të Ketës.