Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video ku tregojnë se kanë shkatërruar një aeroplan Iuftarak rus përmes sistemit mbrojtës mbi Kharkiv.
Në video shfaqet avioni që merr flakë në ajër dhe bie.
💥Над Харковом ППО ЗСУ знищили ворожий винищувач https://t.co/NFYdimhOCo pic.twitter.com/AisKFjSvct
— ВОЇНИ УКРАЇНИ🇺🇦 (@ArmedForcesUkr) March 6, 2022
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar për humbjet e Rusisë në territorin e saj që nga kur filloi agresioni.
Në të dhënat e fundit, autoritet ukrainase thonë se kanë eliminuar 11 mijë veta nga personeli ushtarak dhe janë shkatërruar mijëra automjete të tjera ushtarake.
Megjithatë, shifrat që i publikon Rusia për humbjet e saj në Ukrainë janë të dukshëm më të vogla.