Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka ironizuar me gjendjen e krijuar në trafikun e Prishtinës, pas nisjes së testimit të unazës së brendshme një-kahore gjatë ditës së premte.
Peci përmes një video të postuar në Facebook, ka shkruar se e përjetoj Prishtinën e përjetimeve, një shprehje që përdorej nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Prishtinën e përjetimeve” e përjetuam sot, ama vetëm nëpërmjet hapësirës ajrore”, ka shkruar ai.