Kamerat e sigurisë kanë xhiruar momentin e shpërthimit të një prej cisternave, në të cilat ishte deponuar nafta në qytetin Bryansk, në Rusi.
Autoritetet ruse ende nuk kanë dhënë hollësi në lidhje me shpërthimin në rafinerinë e naftës, e është raportuar edhe për një shpërthim të dytë në një depo të armatimit të ushtrisë ruse në këtë qytet.
Bryansku është qendër administrative e rajonit të Bryanskut, që shtrihet rreth 105 kilometra larg kufirit me Ukrainën.Para se të ndodhnin shpërthimet, banorët e qytetit theksuan se kanë dëgjuar një ushtimë, e cila i ngjasonte ushtimës së fluturakeve.