Sonte në Bruksel po mbahet një darkë mes liderëve të rajonit, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo darkë po mbahet me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, shkruan lajmi.net.
E para takimit, liderët e rajonit kanë shkrepur një fotografi të përbashkët.
Nga videoja e publikuar, shihet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk komunikon fare me atë të Shqipërisë, Edi Rama, ani pse ky i fundit tregohet shumë miqësor me liderët tjerë.