Shëndeti i presidentit rus Vladimir Putin është vënë sërish në qendër të diskutimeve. Në një dalje të fundit shefi i Kremlinit shihet teksa i dridhen duart shkruan The Sun.
Shëndeti i liderit rus ka qenë më parë në titujt kryesorë pasi është spekuluar se ai mund të jetë i sëmurë rëndë me sëmundje të tilla si kanceri dhe Parkinson.
Këto pretendime megjithatë janë mohuar nga autoritetet e tij, ku në mars Kremlini u detyrua të këmbëngulte publikisht se gjendja mendore e Putinit ishte ‘normale’. Tani, janë shfaqur pamjet të tjera të Putin duke u lëkundur dukshëm gjatë një ceremonie çmimesh.
Gjatë ceremonisë Putini shfaqet duke u dridhur në këmbë teksa dëgjonte regjisorin rus Nikita Mikhalkov të merrte një çmim që shpërblente punën e tij në art.
Thashethemet për shëndetin e presidentit rus kanë qenë të përhapura që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ndërsa disa ekspertë pretendojnë se ai ka një sërë sëmundjesh.