Sistemi raketor më i avancuar i Britanisë besohet se ka rrëzuar një helikopter rus për herë të parë në Ukrainë, shkruan The Independent.
Britania furnizoi Ukrainën me sistemin raketor Starstreak në fillim të marsit. Sulmi i Starstreak ndaj një helikopteri rus në rajonin e Luhanskut është verifikuar nga ministria e mbrojtjes.
#Ukraine: An Mi-28N of the Russian Air Force was shot down by a direct hit from a MANPADS over #Luhansk Oblast today. Reportedly, the crew survived. pic.twitter.com/ogLTpoAL7O
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 1, 2022
Ushtria Britanike tha se Starstreak është një “armë shumë e aftë e mbrojtjes ajrore” që është veçanërisht efektive kundër helikopterëve.
Britania po furnizon trupat ukrainase në përdorimin e raketave anti-ajrore me shpejtësi të lartë, si dhe sigurimin e pajisjeve të tjera ushtarake.
Kryeministri Boris Johnson ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje të mëtejshme mbrojtëse për Ukrainën, duke përfshirë një paketë të re prej 6,000 raketash të tjera.
Dhe pamjet e publikuara së fundmi thuhet se tregojnë një helikopter rus Mi-28N duke u qëlluar nga qielli në rajonin e Luhansk, duke u ndarë në dysh ndërsa “bishti” i tij goditet nga raketa.