-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VIDEO/ Reagimi i Von der Leyen kur pa varrezën masive në Bucha

Rekomandime

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha dje se ekzekutimj i civilëve në Bucha tregojnë fytyrën mizore të ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin dhe u zotua të mbështesë Kievin në mbrojtjen e kufijve të Evropës.

Gjatë një vizite në Bucha, ku ekspertët mjeko-ligjorë filluan gërmimin e trupave nga një varr masiv, Von der Leyen u trondit dukshëm nga ajo që pa.

- Advertisement -

Në media është publikuar momenti kur kreu i Komisionit Evropian ka mbërritur në varrezën masive në Bucha.

“E pamendueshme ajo që ka ndodhur këtu”

“Këtu ndodhi e paimagjinueshme. Ne pamë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit. Ne pamë pamëshirshmërinë dhe indiferencën me të cilën ata pushtuan qytetin”, tha Von der Leyen.

- Advertisement -

“E gjithë bota vajton me banorët e Buçës dhe janë ata që mbrojnë kufijtë e Evropës, duke mbrojtur njerëzimin, duke mbrojtur demokracinë, prandaj ne jemi me ta në këtë luftë të rëndësishme”, tha kreu i Komisionit Evropian.

Ajo mbërriti në Kiev për të shprehur mbështetjen e saj morale për Zelensky dhe për të premtuar ndihmë financiare.Ajo premtoi të ndihmojë Ukrainën të dalë nga Iufta si një vend demokratik, në të cilin, theksoi ajo, do të ndihmojnë BE-ja dhe donatorët e tjerë.

- Advertisement -

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit