Një ushtar rus është filmuar duke qarë pasi u kap në qytetin ukrainas të Sumit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, i riu preket nga irritimi i banorëve të qytetit për faktin se ka shkelur vendin e tyre. Ai mblidhet dhe fillon të shkrehet në vaj.
Në video shkruhet se përgjegjës për dhimbjen e këtij të riu është presidenti rus Vladimir Putin që ka urdhëruar sulmin ndaj Ukrainës.
“Një ushtar i kapur rus u pa duke qarë pas reagimit publik në qytetin e Sumit. Arsyeja e lotëve të tij dhe shumë të tjerëve është Vladimir Putin”, shkruhet në videon e publikuar.
🔴A captured Russian soldier was seen crying after the public’s reaction in the city of Sumy. The reason for this and many others is Putin.#Kiev #Ukraine #StopRussia #UkraineUnderAttack #UkraineRussiaWar #StandWithUkriane pic.twitter.com/Z8wuQ24Zq5
— #STOPWAR (@kraloyunsa) February 26, 2022