1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

VIDEO/ Tiranë, spitali Covid 3 përfshihet nga zjarri

Rekomandime

Pamjet që shihni vijnë nga ambientet e COVID3, ku kati i parë i godinës është përfshirë nga zjarri. Fatmirësisht në këtë kat nuk ka persona të shtruar, ku trajtohen të sëmurë me koronavirus.

Ndërkohë që zjarri ka rënë si pasojë e pajisjes elektrike ngrohëse dhe ai ka rënë në një zyrë.

- Advertisement -

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur pranë spitali Covid 3.

Këtë paradite kati i parë i spitalit, ku ndodhen zyrat e administratës u përfshi nga zjarri.

Ministrja ka mbërritur aty për të parë nga afër situatën. Sakaq, në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse.

- Advertisement -

Zjarri është vënën nën kontroll, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në mjediset ku ra zjarr nuk ka pacientë të shtruar, por vetëm zyra.

Godina e ish-Kirurgjisë në QSUT prej kohësh shërben si spital Covid, për pacientët që kanë nevojë për trajtim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit