Në rrjetet sociale është shfaqur një video, ku brenda një tanku të ushtrisë ukrainase gjendet edhe një grua e cila dëgjon muzikë, derisa zhvillon Iuftë të ashpër kundër ushtrisë ruse.
Siç mund të dëgjohet në video, këngën që ajo e dëgjon është “Holding Out For a Hero” nga këngëtarja amerikane Bonnie Tyler të regjistruar në vitin 1984.
Videon e ka publikuar në profilin zyrtar në Twitter, gazetarja e njohur ukrainase Nika Melkozerova.
“Tenistja ukrainase qëllon mirë derisa dëgjon muzikë të mirë. Aq shumë gra sypatrembura po shërbejnë në ushtrinë ukrainase”, ka shkruar Melkozerova.
Megjithatë nuk është bërë e ditur se në cilën pjesë të Ukrainës është filmuar kjo video, ku brenda tankut shihen ushtarët ukrainas së bashku me një grua që i ishte bashkuar atyre.
Ukrainian tank women fires a good shot listening to a good song. So many brave women serve in Ukrainian Army pic.twitter.com/vvNjzYctqI
— Nika Melkozerova (@NikaMelkozerova) April 17, 2022