11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Videoja e Arben Vitisë, reagon Përparim Rama: Gara nuk bëhet me hajgare

Rekomandime

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia, që të garojë me të me plane konkrete, duke thënë se nuk synohet posti publik me hajgare.

Ai këtë e tha pas publikimit të një videoje nga Vitia, i cili me ironi thotë se “do të rrënojmë Pallatin e Rinisë dhe stadiumin”, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze, e jo me kopje të plogështa dhe me hajgare. Menaxhimi i qytetit është shumë çështje shumë serioze dhe duhet të merret si e tillë”.

“Fatkeqësisht jeni duke parë nga kundërkandidati copëza të kopjuara prej projektit tonë e të kthyera në video të shtrenjta për të mashtruar qytetarët. Flet për një fushë të gjelbëruar pa përkrahje infrastrukturore, duke zhdukur edhe një prej parkingjeve kyçe të qytetit. Një ndeshje futbolli për shembull do të krijonte kaos në këtë zonë. Kjo dëshmon edhe njëherë që pushteti aktual i cili deri më tani as nuk veproi e as nuk përëmendi parkun qendror, u kujtua për këtë vetëm pasi u prezantua nga ne. Kjo tregon se kundërkandidati im jo veç që nuk ka një plan konkret për kryeqytetin nuk do të ishte i aftë për ta realizuar. Kjo pjesë e qytetit kërkon një plan serioz që ne e kemi prezantuar muaj më parë”.

Rama u pyet edhe për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë opozitare, por ai tha se sinjale po merr nga qytetarët për projektin e tij të prezantuar që disa muaj.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, Rama ka prezantuar projektin e tij që ndërlidh lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, tq cilin tha se do ta realizojë brenda tri vjetëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit