0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Videoja e partisë së Vuçiqit, “Për fëmijët tanë”, por pa Kosovën në hartën e Serbisë, nxit reagime të shumta

Rekomandime

Partia Progresiste Serbe prezantoi një video të re parazgjedhore në të cilën ata lanë jashtë hartës së tyre Kosoven. Mediet serbe kanë nisur të raportojnë për këtë spot duke shtruar pyetjen se a është ky një mesazh i fshehur apo a po tregon për heqje dorë të Vuçiqit nga Kosova dhe popullata serbe në Kosovë?, transmeton IndeksOnline

- Advertisement -

Analisti serb Boban Stonajoviq për medien serbe Direktno.rs ka thënë se do të donte të dinte se cili është qëndrimi i votuesve të partisë së Vuçiqit pas kësaj situate.

“Një shfaqje grafike shumë interesante dhe unë do të doja të shoh se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Përkatësisht se cili është komenti i tyre pasi sic duket, SNS nuk kujdeset për fëmijët në Kosovë. Unë mendoj se ky është një gabim i madh, por kush e di se çfarë mesazhi fshihet pas tij. Ndoshta kjo është një përpjekje për të përgatitur votuesit e SNS për hapat e ardhshëm të mundshëm të Vuçiqit rreth Kosovës, kështu që ata janë duke testuar votuesit e tyre”, analisti Boban Stojanović .

Mirëpo reagime të shumta ka pasur gjithandej në Serbi, duke e cilësuar këtë si skandal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit