-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vidhet kasaforta me rreth 8 mijë euro, në Fushë-Kosovë

Rekomandime

Persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë në një filial të një institucioni mikrofinanciar në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë-Kosovë.

Brenda kasafortës dyshohet se kanë qenë 7.848.00 euro, transmeton IndeksOnline.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Në polici thonë se pas marrjes së informacionit, të dielën rreth orës 23:00, policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

Bazuar në rezultatet e para të ekzaminimit si edhe veprimeve të tjera hetimore, janë ngritur dyshimet se nga aty është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur një vlerë të konsiderueshme parash të thata.

- Advertisement -

Në koordinim të veprimeve hetimore me Prokurorin e Shtetit, policia ka iniciuar dhe po vazhdon të hetojë këtë rast si vjedhje e rëndë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit