Sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabndës brenda kësaj qendre.
Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar NARK0TlKE, të cilën e kishte fshehur brenda gojës.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në Iuftimin kontrabndës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive të cilat rrezlkojnë rendin dhe sigurinë e saj.