2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Viktima e fundit e COVID 19 70 vjeçar, ishte shofer në Kampin Bondsteel

Rekomandime

Një 70-vjeçar nga Ferizaj, i infektuar me COVID-19, ka vdekur sot në Klinikën Infektive që vepron në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Viktima ka qenë shofer në “Bondsteel”, dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Aliu i ka thënë Gazetës se viktima është i moshës 70-vjeçare dhe se ka qenë punëtor i Bondsteel

- Advertisement -

“Viktima është i moshës 70-vjeçare dhe ka qenë shofer në Bondsteel. Deri tani nuk ka ndonjë familjar të infektuar”, ka thënë Aliu për Express.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

Sipas MSH’së, ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e dymbëdhjetë nga COVID-19 në Kosovë.

- Advertisement -

“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus. Me këtë shifër, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 449 me 11 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

- Advertisement -

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Suhareka, Prishtina, Gjilani, Lipjani, Vitia, Leposaviqi, Kamenica, Vushtrria dhe Podujeva.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit