7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Viktimizohet Vuçiq: Në Bruksel nuk u dakorduam, deklarata e Borrellit e paqartë

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është adresuar pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe ndërmjetësuesit evropianë.

Ai ka deklaruar se nuk është pajtuar dhe nuk ka fshehur asgjë, raporton “RTS”.

- Advertisement -

Tha se në Bruksel vetëm kanë biseduar dhe se nuk ka pajtim.

“Për mua është e rëndësishme që të përpiqem t’u tregoj njerëzve se çfarë po bëjmë gjatë gjithë këtyre muajve, sepse nuk bëhet fjalë për një letër dhe një takim. Dje në Bruksel kemi biseduar, nuk jemi pajtuar dhe asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq, transmeton Gazeta 10.

Presidenti serb e ka quajtur shumë të paqartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

- Advertisement -

“Unë them se nuk kam çfarë të fshehi, kjo na është vendosur: merrni ose lëreni. Deklarata e Borrellit është shumë e paqartë, unë po flisja për një koncept apo një kornizë. Jemi të gatshëm të diskutojmë të gjitha temat, e kjo do të çonte në normalizim. Po, ne kemi nevojë për normalizim me shqiptarë. Por, këto nuk kanë lidhje me çështjet më të rëndësishme shtetërore. Për ne është shumë më e lehtë të besojmë se CIA shkaktoi tërmete në Turqi, kjo më shkakton turp se në këtë besojnë 25 për qind e njerëzve në këtë vend. Pra, pse jo në Moskë, por në Diyarbakir”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka kundërshtuar qartë kur bëhet fjalë për “njohjen e ndërsjellë dhe pranimin e hyrjen e Kosovës në OKB”.

- Advertisement -

“Dua t’u them serbëve, mendoj se është e rëndësishme të flasim. Kur je në tryezën e bisedimeve, ata nuk mund të vendosin pa ty. Pra, ose këtë, ose i lëmë negociatat me të gjitha pasojat që pësuam në vitet e nëntëdhjeta, dhe rrënim të plotë ekonomik. Unë komunikoj shumë saktë dhe them: Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin e shumë gjërave nga plani, por ne e bëmë një kundërshtim të qartë, të madh. Këtë ia thashë Macronit e Scholzit në Munich dhe gjithë liderëve të mëdhenj. Fjala është se nuk dua dhe nuk mund të bisedohet për njohje të ndërsjellë dhe për pranim e hyrje të Kosovës në OKB”.

Ai ka treguar edhe se është paralajmëruar me pasoja të rënda nëse refuzon planin.

“Pasojat e refuzimit të planit janë ndalimi i integrimeve evropiane, vetëm se kjo nënkupton fundin e investimeve, thanë tërheqje direkte të investimeve”, ka thënë Vuçiq. “Ne aktualisht kemi 80 mijë njerëz që punojnë në fabrika me pronësi gjermane. Ata kërcënuan me një sërë masazh tjera, duke përfshirë që Serbia do të bëhej e pabesë dhe do të izolohej nga bota”.

Vuçiq ka thënë se asnjë marrëveshje nuk e fsheh.

“Çdo marrëveshje që kemi arritur shpallet publikisht. Ato mund të shkojnë në faqen e Zyrës për Kosovë dhe Metohi dhe të shihet se çfarë kemi nënshkruar secili”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit