I ka shpërndarë këngën, e ka ftuar të bëjë koncert në Brazil dhe po i len zemra në komente. Tani futbollisti i Real Madridit e quan Taynan ‘shoqe’.
U përfol disa ditë më parë se futbollisti i Real Madrid, Vinicus po flirtonte me Taynën. Shkak për këtë u bë një video e futbollistit në të cilën ai shihej duke dëgjuar këngën e saj.
Më pas Vinicius filloi ta ndjekë reperen shqiptare në ‘Insagram’ duke qenë aktiv me komente në fotot e saj.
Në një bisedë në “Instastory” futbollisti i kërkoi Taynës një shou në Brazil.
“Organizoje atëherë!”, iu përgjigj ajo.
Pas aludimeve për një flirtim të mundshëm, Vinicius ka sqaruar marrëdhënien që ka me Taynën.
Në një koment ai e quan “shoqja ime” dhe kjo i shuajti pak dyshimet që mes tyre të kishte diçka më tepër, megjithëse në një koment pak më herët i ka lënë një zemër të kuqe.