1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Viola von Cramon: Franca, Gjermania dhe Holanda ngadalësuan procesin e liberalizimit të vizave

Rekomandime

Për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të Francës, Gjermanisë dhe Holandës, qytetarët e Kosovës edhe më tutje nuk mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve evropiane, pavarësisht se i ka plotësuar të gjitha kriteret për procesin e liberalizimit të vizave. Kështu të paktën thotë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Sipas saj Franca, Gjermania dhe Holanda, kanë qenë forcat kryesore në PE që e kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Viola von Cramon ajo ka thënë se në takimin e së martës në mes të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është diskutuar edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe se sipas saj, kjo është një shenjë e rëndësishme.

“Është diskutuar midis kryeministrit Hoti dhe presidentit Macron në takimin e së martës bilateral që është një shenjë e rëndësishme, pasi deri më tani, Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë forcat kryesore që ngadalësojnë procesin”, deklaroi Viola von Cramon për lajmi.net.

Që nga 1 korriku kur Gjermania e ka marrë presidencën e BE’së për gjashtë muaj, zyrtarët kosovarë janë shprehur optimist se do të përfundojë liberalizmi i vizave këtë vit.

- Advertisement -

Mirëpo, edhe gjatë së martës më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE’ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Kjo letër është bërë publike pikërisht në ditën kur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar në Paris me presidentin Emmanuel Macron, dhe kur pritet rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit