3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Viola Von Cramon jep detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti

Rekomandime

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon thotë se ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Cramon në konferencën për media tha se me Kurtin kanë folur lidhur me procedurën e tij se si të merret me çështjen e dialogut.

- Advertisement -

“Natyrisht që kemi folu për dialogun poashtu në lidhje me procedurën e tij se si të merret me çështjen e dialogut por nuk jemi fokusuar në një çështje specifike”, tha ajo.

Ajo është shprehur optimiste se në javët dhe muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të pozicioneve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Mirë mendoj që në fillim të kësaj faze të dialogut asnjëherë nuk i kam takuar personalisht. Presim nga të dyja palët që të ngrisin pritjet e tyre shumë larg. Prandaj kjo është e vërtetë për anën e presidentit të Serbisë dhe njëjtë është edhe për kryeministrin e Kosovës. Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, afrim të pozicioneve origjinale, kjo bëhet përmes negociatave dhe nuk është e papritur për mua që të kemi pozicion maksimal në njërën anë dhe pozicion maksimal në anën tjetër”, tha tutje ajo.

- Advertisement -

E pyetur për liberalizimin e vizave , Von-Cramon tha se Kosova ka plotësuar kushtet teknike dhe se është gabim mos mbështetja e disa vendeve për këtë proces.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuar dhe mjedis politik më të përshtatshëm në Francë[…]Derisa të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje ka disa anëtar të këshillit që janë ende skeptikë dhe hezitojnë. Siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nga qeveria franceze nuk morën premtime që kjo do të ndodhte,. Më vjen keq për këtë, dhe është për keqardhje dhe mendoj që është një gabim që po bëhet për regjionin dhe për Bashkimin Evropian”, tha ajo në konferencën për media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit