Duket se vitet janë thjeshtë numra për këngëtaren Violetë Kukaj, shkruan GazetaBlic.
Këtë më së miri e tregon paraqitja e saj e fundit në Instagram, ndërsa shfaqet me plot sharm në këtë fotografi të realizuar.
E veshur me një fustan të zi me pika të bardha e lule të kuqe, i kombinuar aq bukur me grimin, Violetë Kukaj po shkëlqen me pamjen e saj.
Këngëtarja është mjaft aktive me projekte muzikore, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë edhe në xhirimet e festave të fundvitit.
Projekti i saj i fundit është realizuar në muajin mars, kënga me titullin “Hamëz Jashari”.