4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Visar Ymeri ia shpërndan Kurtit dy deklarata të kundërta rreth Pavarësisë brenda një jave

Rekomandime

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shpërndarë një deklaratë të Kryeministrit Albin Kurti nga dita e Pavarësisë dhe një deklarata tjetër nga 10 shkurti, kur po përkujtonte të vrarët në protestat e LV-së kundër Pakos së Ahtisaarit.

Ymeri thotë se Kryeministri Kurti, brenda 10 ditësh, i ka thënë fjalë krejt të kundërta për procesin e negociatave në Vjenë dhe Pakon e Ahtisaarit, para shpalljes së pavarësisë, në shkurtin e 2008-s.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Ymerit:

Albin Kurti, 17 Shkurt 2023 – Fjalim në Kuvendin e Republikës së Kosovës:

• “Ishin po këta aleatë ndërkombëtarë që më 2008 po ata faktorë vendorë në koordinimin e të gjitha atyre veprimeve të nevojshme politike dhe proceseve të domosdoshme diplomatike që kulmuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”

- Advertisement -

Albin Kurti, 10 shkurt 2023 – Fjalim në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë:

• “Me të drejtë e kritikuam dhe kundërshtuam paketën e Ahtisaarit, sepse aty kishte komuna të reja mbi baza etnike, zona të veçanta serbizuese rreth kishave e manastireve ortodokse, shuarje përfundimtare të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pjesëmarrje të Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, e drejta e vetos për deputetët serbë me ulëse të rezervuara e të garantuara në Kuvendin e Kosovës, dhe vazhdimi i sundimit ndërkombëtar në Kosovë me fuqi ekzekutive mbi neve e pa llogaridhënie ndaj neve.”

- Advertisement -

I njëjti njeri (Albin Kurti). I njëjti muaj (shkurt). I njëjti vit (2023). I njëjti proces (Procesi negociator në Vjenë). I njëjti dokument (Plani i Ahtisaarit).

Më 17 Shkurt 2023, Albin Kurti e quan proces të NEVOJSHËM dhe të DOMOSDOSHËM, që kulmoi me shpalljen e pavarësisë.

Më 10 shkurt 2023, Albin Kurti e quajti proces dhe dokument të KUNDËRSHTUESHËM dhe të KRITIKUESHËM, meqë thoshte se krijonte ndasi etnike dhe serbizim të Kishave dhe Manastireve Ortodokse.

Albin Kurti po na thotë që edhe kundërshtimi edhe afirmimi i të njëjtit proces janë të drejta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit