4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vitia: Dorëheqja është akti më i lehtë, as supermeni s’kish mujt me organizu ekipin me vaksinu 15% të popullatës pa asnjë vaksinë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për sa i përket sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

- Advertisement -

Ai tha se akti i fundit që do ta përdor ai si ministër është dorëheqja.

“I nderuar z.Berisha. unë nuk kam thënë dje se do të jap dorëheqje. Dorëheqja është akti më I lehtë në atë që kam thënë dje. Unë kam thënë që do të barti përgjegjësi ligjore, penale, morale deri në dorëheqje. Dorëheqja është akti më i lartë që mund ta bëj. Ajo nuk më lan prej kurrgjafit”, ka thënë ai.

Më tutje, ministri deklaroi se posa të vijnë vaksinat në Kosovë, do të fillojë procesi i vaksinimit.

- Advertisement -

“Z.Berisha, sinqerisht të thuash se është dashur që të vaksinohen për 30 ditë, 15% e popullatë kur nuk kemi gjetur asnjë vaksinë, e disa prej negociatave nuk kanë qenë në dinamikën e duhur.

Faleminderit që shpresoni kaq shumë prej neve, por me pas qenë dikush supermen nuk kish mujt me organizu ekipin, për 30 ditë, 15% me e vaksinu të popullatës pa e pas asnjë vaksinë është jashtë çdo pritje dhe jashtë normales”, ka thënë Vitia, sot në seancën e Kuvendit.

- Advertisement -

“Në asnjë moment të vetëm nuk kemi thënë për gjashtë muaj por deri në fundit të vitit. Kur të vijnë vaksinat, e që do të vijnë shpejt ajo do të bëhet deri në fund të vitit”, ka deklaruar më tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit