1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vitia: Është përfolur se kam 20 të dashura, kjo më ka Iënduar shumë

Rekomandime

Tash e disa kohë është përfolur se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, nuk ka raport të mirë me gruan e tij.

- Advertisement -

Madje është përfolur edhe për një divorc mes tyre.

Ai ka mohuar të gjitha këto, dhe ka ironizuar duke thënë: “kam dëgjuar se unë i kisha edhe 20 të dashura”.

“Është folur për shumë gjëra dhe janë përmendur shumë emra, prandaj po them 20 e më shumë. Kjo është një çështje që më ka Iënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time jashtëzakonisht shumë”, u përgjigj ai në Rubikon të Klan Kosovës.

- Advertisement -

“Nuk ka asgjë të vërtetë që është qarkulluar, por këto janë absolutisht shpifje dhe më kanë Iënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time”.

Vitia tha se nuk ka parë asnjëherë në skenën politike që të bëhet një fushatë e tillë, duke thënë se shpesh herë ka qenë edhe i mllefosur.

- Advertisement -

“S’e kam pritur të bëhet një fushatë e tillë denigruese, me shpifje, me g*ditje nën brez e me shpifje të cilat përkundër tentimit të uljes së autoritetit as në ëndrrën më të keqe nuk do të kisha mundur të mendoj se do të bëja për dikë tjetër në këtë mënyrë”.

Ndërsa, sa i përket asaj se pse nuk ka reaguar bashkëshortja e tij, Vitia tha se ajo nuk ka pse të reagojë për, siç i quan ai, llafe nëpër kafene.

“Për çfarë të reagojë bashkëshortja ime? Për fjalët në kafene? Asnjëherë nuk ka pasur asnjë artikull përveç fjalëve që janë shpërndarë në mënyrë sistematike nga persona të caktuar, me të vetmin qëllim, dëmtimin e personalitetit tim për arsye se kam qenë kandidat për kryetar të Prishtinës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit