5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vitia jep lajmin e keq: Në 2020 s’do të ketë fejesa, martesa, me tubime njerëzish

Rekomandime

Në vitin 2020 nuk do të ketë asnjë ahengje në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Kjo është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duhet ta kemi parasysh se kalimi nga faza e parë në të dytën, varet nga të gjithë ne. Këto janë masat e reja për të kaluar në një normalitet të ri.

Përkundër progresit që kemi shënuar këto ditë, ne nuk e kemi zhdukur virusin. Ai do të jetë në mesin tonë.

- Advertisement -

As tek ne, as në botë, nuk do të kemi situatë normale sic jemi mësuar ta kemi më herët, sepse ky vit nuk do të jetë normal. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festimesh ditëlindjesh, ahengje, martesa me tubime, nuk do të kemi as ceremoni mortore.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të festojmë ditëlindje, apo martesa, por pa të ftuar. 4 maji nuk është dita kur kthehemi në normalitet, por ecim drejt një realiteti të ri”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit