Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia po kalon vikendin me familjen e tij.
Ish-ministri i Shëndetësisë ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.
Vitia ka thënë se këtë ditë me mot të mirë e ka filluar me ata që e inspirojnë çdo ditë.
“Një e diel me mot të mirë që fillon me ata që më inspirojnë çdo ditë — familjen time”, ka shkruar Vitia.