2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vitia: Qoftë si ministër, qoftë me mantel të bardhë deri në fund do të jap maksimumin tim

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për atë se si do të vepronte nëse rrëzohet qeveria, a do t’a ndihmonte një ministër të ri për t’u ballafaquar me koronavirus,

- Advertisement -

Vitia ka bërë me dije se edhe nëse rrëzohet Qeveria ai do të vazhdojë të jap kontributin e tij, edhe si mjek meqë e ka këtë profesion në kohën kur Kosova po ballafaqohet me COVI-19.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, Vitia ka bërë më dije që deri në minutën e fundit si ministër do të jap maksimumin për luftimin e koronavirusit.

“Është obligim human moral dhe etik dhe mbi të gjitha ligjor i imi që sa jam në këtë pozitë deri në minutën e fundit bashkë me gjithë kabinetin qeveritar të bëjmë atë që tha kryeministri të japim maksimumin që të mos ndodh më e keqja, përndryshe unë jam mjek me profesion dhe natyrisht edhe vendimi i qeverisë e obligon të gjithë personelin shëndetësor të jetë në krye të detyrës dhe në një mënyrë ose tjetër qoftë si ministër, qoftë me mantelin e bardhë bashkë me kolegët e mijë unë e kam obligim moral etik po e përsëris tanimë edhe ligjor të jem në krye të detyrës dhe të bëjë maksimumin që bashke me të gjithë të mundohemi që të parandalojmë përhapjen e këtij virusi”, ka thënë Vitia,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit