1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Vjedhje” në RTS, televizioni shtetëror i kthehet kundër Vuçiqit

Rekomandime

Një „vjedhje“, apo „marrje“ e minutazhit kundër Vuçiqit ka ndodhur sot në RTS. Televizioni shtetëror serb, Radio Televizioni i Serbisë, programi informativ i të cilit është në shërbim të Vuçiqit dhe partisë së tij SNS, kohëve të fundit si duket ka filluar t’i dalë nga kontrolli.

- Advertisement -

Sot, në programin e mëngjesit në RTS është transmetuar thirrja për një protestë. Dy aktorë serbë, Marko Grabezh dhe Nedim Neziroviq, iu kanë bërë thirrje qytetarëve për protestë të madhe mjedisore të shtunën.

Në programin e mëngjesit në RTS, ata deklaruan: “Mund të na shikoni të shtunën në orën 14 ku nuk do të jemi vetëm ne, do të jenë shumë më tepër, rreth 30 mijë e më shumë, kështu që ne u bëjmë thirrje qytetarëve të protestojnë në të gjitha urat në Beograd dhe më gjerë, në rreth 50 qytete të Serbisë“, duke e zënë kështu në pozitë të palakshmueshme edhe moderatoren e programit.

Këtë vjedhje, e përshëndeti edhe gazetari nacionalist prorus serb Borsi Malagurski, duke i uruar aktorët në profilet e tij në rrjete sociale. „Thirrje për protestë në RTS, bravo Marko dhe Nedim“, ka shkruar ai në facebook!  

- Advertisement -

Ky nuk është rasti i parë ku shihet që RTS-i ka filluar t’ia kthejë shpinën Vuçiqit.

- Advertisement -

Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, gjatë transmetimit të konferencës se jashtëzakonshme të Vuciqit në RTS, një person, që ende nuk dihet se kush është ai, e ndërpreu transmetimin direkt duke i nxjerr kabllot e rrymës për transmetim satelitor dhe në ketë mënyrë ia pamundësoi Vucicit të shfaqet në RTS.

Të nesërmen, ky person që dyshohet se është një nga punonjësit e RTS, në një deklaratë anonime per TV Nova, tha: “Shfrytëzoj këtë rast për t’iu bërë thirrje të gjithë njerëzve të guximshëm që punojnë në institucionet e pushtuara që të përfshihen në sabotim. Për të ndryshuar këtë sistem, të gjithë duhet ta gërryejmë pak nga të gjitha anët. Për sa u përket autoriteteve, le t’iu dridhen pantollat, le të kenë frikë dhe të mendojnë se nga cili cep apo errësire do të kërcejë ndonjë zotëri apo zonjë pa emër. Drejt fitores…”, kishet deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit