-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjen akuza e rëndë: Ky është skenari me rinumërimin e votave

Rekomandime

Nuk duan që ky vend të ndryshoj, sepse pësojnë vetë nga ky ndryshimin. Dikush humb milionat që i përfiton nga pushteti përmes tenderëve, dikush humb disa vende të punës që i ka etj. Ky është ai zinxhiri kriminal, në të cilin janë të kapur mijëra. Kjo është arsyeja e zvarritjes së procesit të certifikimit të rezultateve. Numëro dhe rinumëro votat. Nëse vazhdohet kështu, deri në festat e fundvitit s’do të kemi certifikim të rezultateve. Tentimi i partive tjera që përmes KQZ-se të ja kalojnë pragun Nismës, tregon më së miri që të gjitha partitë janë bashkë kundër ndryshimit”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Një rinumërim i ri i votave që ka filluar së fundi në KQZ, si rezultat i ankesave në parregullsi nga partitë politike pas publikimit të rezultateve përfundimtare, analistët politikë konsiderojnë se më këtë proces të ri, në të cilin janë futur rreth 1500 vendvotime, Kosova po futet seriozisht në një krizë të thellë pas zgjedhore, ngase edhe koha që do të merr rinumërimi është paraparë të jetë një afat tre javor.

- Advertisement -

Analisti politik, Faik Krasniqi është i sigurt që krejt ky proces që ka filluar nga zero edhe njëherë, është montuar për të atakuar rezultatin e mirë që opozita shënoi në këto zgjedhje, zgjedhje që qytetarit po i jepnin shpresë për ndryshime.

Faik Krasniqi

“Të them të drejtën të gjithë janë kundër ndryshimit që ndodhi më 6 tetor, ku sovrani vendosi që LVV-ja të fitojë. E kam fjalën për partitë politike, bizneset oligarkë, KQZ-në , PTK-në, Kompanitë e sigurimeve, Doganat, mjekët që kanë edhe ordinanca private edhe punojnë në shtet, por edhe ata mjek që mbajnë nga disa vende të punës në publik dhe privat, profesorët që vrapojnë prej një Universiteti në Universitet dhe kolegj tjetër, gjykatës, prokuror e avokatë. Të gjithë që mbajnë nga disa vende të punës”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Këta të lartpërmendurit, sipas Krasniqit të gjithë tani janë kundër ndryshimit, dhe prandaj po ndodhë rinumërimi i votave.

- Advertisement -

Nuk duan që ky vend të ndryshoj, sepse pësojnë vetë nga ky ndryshimin. Dikush humb milionat që i përfiton nga pushteti përmes tenderëve, dikush humb disa vende të punës që i ka etj. Ky është ai zinxhiri kriminal, në të cilin janë të kapur mijëra. Kjo është arsyeja e zvarritjes së procesit të certifikimit të rezultateve.

Numëro dhe rinumëro votat.

- Advertisement -

Nëse vazhdohet kështu, deri në festat e fundvitit s’do të kemi certifikim të rezultateve. Tentimi i partive tjera që përmes KQZ-se të ja kalojnë pragun Nismës, tregon më së miri që të gjitha partitë janë bashkë kundër ndryshimit, duke filluar nga PDK, LDK, AAK, Nisma, Lista serbe, AKR, PSD, PD, LB etj. Këto parti të gjitha e kanë shijuar pushtetin në këto dy dekada, dhe këtë sistem hajdut dhe kriminal që e kanë instaluar, ky sistem duan që të vazhdoj”, deklaroi analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Krejt ky lloj skenari i mirë menduar, sipas Krasniqit nuk po bëhet nga dashuria që kanë rivalët për NISMA-n, por nga tentativa që ta dëmtojnë VV-në.

Jo që e duan Nismën dhe AKR, por duan Lëvizës Vetëvendosje t’ja prishin pazaret për të formuar Qeverinë, një Qeveri me shumicë shqiptare me LDK-në. KQZ e ka dëshmuar veten në këto dy dekada që është marionete e këtyre që janë të kapur në zinxhirin mafioz. Ata punojnë sipas direktivave të tyre.

Në rrethana normale dhe shtete normale do të duhej gjithë KQZ dhe PZAP të dorë hiqeshin, por gjëra të tilla tek ne nuk ndodhin. Ndoshta s’do të kemi bllokadë si në 2014, por mund të kemi zvarritje të mëtutjeshme”, përfundoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit