8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vjen akuza e rëndë ndaj Hashim Thaçit dhe Abelard Tahirit

Rekomandime

“Këto ditë po dëshmohet më në fund katërçipërisht se politika e inkriminuar që ka kapur shtetin dhe drejtësinë vendore Kosovare, në koordinim me Vuçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij, ka arritur që të shtrij ndikimin e vetë kriminal, edhe tek Gjykata Speciale për krimet e supozuara të luftës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Ministri në largim i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, njëherësh zyrtar i lartë i PDK-së është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ministri Tahiri në një paraqitje të tij për medie, ka thënë se ftesën e kishte marr nga Specialja qysh para dy javësh, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai ka thënë se ftesa nuk ka qenë befasi për të, pasi e ka pritur një gjë të tillë për shkak të disa paqartësive që i kanë përcjellë gjatë komunikimit, por nuk ka zbuluar detajet.

- Advertisement -

Ndryshe, Tahiri ka pohuar se në cilësinë e ministrit i është përgjigjur në disa raste Gjykatës Speciale, por sipas tij institucioni që ai ka drejtuar nuk ka ndarë sekrete me ta.

Mirëpo analistët politikë, këtë e quajnë si rast skandaloz, ku sipas tyre kjo është e një lidhje të ngushtë kriminale të politikës që kontrollon drejtësinë në vend, dhe përtej kësaj, po provon që ta ndikojë edhe Gjykatën Speciale.

- Advertisement -
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri ka thënë për “Kosova Sot Online” se kjo është një lidhje kriminale që funksionon në marrëveshje të përbashkët Thaçi – Vuqiq, për interesat e tyre të përbashkëta.

“Këto ditë po dëshmohet më në fund katërçipërisht se politika e inkriminuar që ka kapur shtetin dhe drejtësinë vendore Kosovare, në koordinim me Vuçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij, ka arritur që të shtrij ndikimin e vetë kriminal, edhe tek Gjykata Speciale për krimet e supozuara të luftës. Madje sipas raportimeve të fundit në medie, thuhet se edhe ftesa që i është dërguar ministrit të drejtësisë në detyrë, Abelard Tahirit, ka të bëjë pikërisht me përpjekjen për ndikim në këtë gjykatë dhe për shkak të dyshimeve se ka nxjerrë informacione sensitive nga zyra për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë’, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, politika jo rastësisht i ka keqpërdorur kompetencat e ministrisë që i janë deleguar sipas ligjit, tek Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Qarri thotë se jo rastësisht tolerohet keqpërdorimi i kësaj zyre dhe heshtja e prokurorisë vendore, pasi që krejt kjo zhvillohet në interesin e politikës që ka kapur thellë sistemin e drejtësisë kosovare dhe tani po bënë çmos të ndikon edhe tek Specialja.

“Siç dihet publikisht, deri më tani Ministria e Drejtësisë realisht ka qenë ministri vetëm në shërbim të Hashim Thaçit, PDK-së dhe klikës së tyre, ndaj edhe prokuroria e kapur nga ata, hesht dhe mbyllë sytë, në vend se të ndërmarr veprimet e nevojshme për sanksionet penale që parash ligji për nxjerrje të informacioneve sensitive nga zyra për mbrojtjen e te akuzuarve potencialë”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online” .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit